Tërmeti shkatërrues në Venezuelë/ Shkon në 235 numri i të vdekurve, qytete të rrafshuara, njerëz të bllokuar në rrënoja dhe frikë për mijëra viktima 26/06 07:03
Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins” numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në SHBA kaloi mbi 37.161.000.
Me vdekjen e 962 personave gjatë 24 orëve të fundit numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 arriti në 624.291.
Kalifornia ka regjistruar mbi 4.176.000 raste duke u renditur në vendin e parë në bazë të rasteve me COVID-19. Teksasi regjistroi mbi 3.402.000 raste dhe Florida mbi 2.920.000 raste me COVID-19.
Gjithashtu edhe në bazë të viktimave nga COVID-19, Kalifornia u rendit në vendin e parë me 64.845 viktima, Teksasi me 54.655 dhe New Yorku me 53.939 viktima. Më tej thuhet se 72 për qind e popullatës së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Top Channel