Qindra të arrestuar, dhjetra policë të plagosur në protestat masive anti-kufizime në Australi (foto dramatike)

21/08/2021 15:41

Mijëra protestues anti kufizime të koronavirusit pushtuan sot Melbourne në Australi, ku më shumë se 200 vetë u arrestuan dhe të paktën 10 policë u dërguan në spital prej plagosjeve.

Oficerët përdorën gaz lotsjellës dhe spraj djegës në fytyrat e protestuesve kur protesta u shndërrua në një shprehje të shfrenuar zemërimi me autoritetet dhe “diktaturën shëndetësore” të vendosur prej tyre sipas protestuesve.

Disa prej policëve kishin nevojë për operacione prej plagëve të rënda në fytyrë, thanë autoritetet. Ato shtonin se protesta u zhvilluan gjithashtu në qytetet Sydney, Brisbane e Cairns, por ajo e kryeqytetit Melburne ishte më e ashpra.

Në një deklaratë policia tha: “Kishte shumë protestues paqësorë mes turmës, por një numër i madh prej tyre kishin ardhur të fokusuar te dhuna”. Ata shtonin se dhuna ndaj oficerëve kishte nisur shpejt pasi ata përdorën gazin lotsjellës dhe mjete të tjera të përmbajtjes së turmave.

“Sjellja ndaj policisë ishte aq armiqësore e agresive sa nuk kishin opsion tjetër por të përdornin çdo taktikë që zotëronin”, thane zyrtaret.

Në protestën më të madhe nga tre të mbajtura në Melbourne përleshjet kishin nisur menjëherë në takimin e tyre me kordonët e policëve.

Protesta zgjati disa orë dhe në shumë raste demonstruesit dukej se kishin nënshtruar rreth 700 policët në detyre.

Ata mbanin pankarta ku shkruhej “Vaksinat vrasin”, “Hapni shkollat e parqet!” si dhe kërkonin shkarkimin e kryeministrit Dan Andrews.

Teksa protesta e Melbourne përshkallëzohej, demonstratuesit thërrisnin ndaj policisë “Turp t’ju vijë, turp t’ju vijë të gjithave”, ndërsa lëshonin fishekzjarrë dhe qëllonin me objekte të forta.

Policia qëllonte ndaj tyre me topa gome, me gaz lotsjellës dhe lëndë djegëse në fytyra.

FOTO GALERI
2/25
Policia qëllonte ndaj tyre me topa gome, me gaz lotsjellës dhe lëndë djegëse në fytyra.

Top Channel