LIVE/ Vezë e domate drejt efektivëve, policia përgjigjet me gaz lotsjellës, disa të shoqëruar. Përplasje edhe në seancë, shkak marrëveshja për kredi 302 mln dollarë nga SHBA
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Vlorë-Babicë.
Një 25-vjeçar, ende i paidentifikuar nga policia, është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se i riu drejtonte një makinë tip ‘Fiat punto’ me targa TR 3437 R, që ishte në pronësi të një femre.
Sipas policisë i riu ka marrë tre plumba në kokë dhe ishte i ulur në anën e shoferit.
Këto janë detajet e para të mësuari deri më tani ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel