“Njerëzve po u mbaron ushqimi”/ Bankat në Afganistan jashtë funksionit, bankomatët janë bosh!

21/08/2021 14:20

Institucionet bankare qëndrojnë të mbyllura në Afganistan për të shtatën ditë, teksa vendi është nën kontrollin e talebanëve.

Nuk ka para brenda bankomateve, nuk ka banka të hapura dhe nuk ka zyra të Western Union, aty ku njerëzit nga jashtë mund të transferojnë para.

Si rrjedhojë, është thuajse e pamundur të dërgosh para në Afganistan. Njerëzit thonë se po u mbarojnë kursimet. Qytetarët në Kabul dhe qytetet e tjera janë në akth për të ardhmen, teksa mijëra prej tyre janë dyndur drejt aeroportit, për t’u larguar me avionët e evakuuimit.

Një ish-marinar, i cili tani drejton një qendër shpëtimi të kafshëve në Kabul, tha për BBC se nuk mund të paguajë stafin e tij dhe njerëzve po u mbaron ushqimi.

Top Channel