Nis pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, mijëra qytetarë nga e gjithë bota shkojnë për nderim

21/08/2021 16:13

Peligrinazhi që ka nisur që në datën 18 gusht, në Malin e Shenjtë të Tomorrit, është duke vijuar ende dhe pritet të zgjasë deri me 25 gusht.

Kjo cilësohet edhe si Festa e Shenjtë e Bektashinjve dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota.

Sikurse shihet edhe nga pamjet shumë qytetarë kanë marrë me vete edhe një kafshë, kryesisht qengj, për ta bërë kurban në Malin e Shenjtë të Tomorrit.

Një mesazh në këtë ditë të shenjtë e dha edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili u lut që njerëzve t’i largohen të këqijat dhe t’u afrohen të mirat dhe të luftojnë këto sëmundje të rënda që i kanë rënë njerëzimit.

“Po bëjmë këto ditë të shenjta për Abaz Alinë, ku i lutemi zotit për mirësinë, për dashurinë, për të na larguar të këqijat dhe për të na afruar të mirat dhe të luftojë këto sëmundje të rënda që i kanë rënë njerëzimit. Këta shenjtorë ne i lutemi, i bëhemi kurban, për të mirët tona për të jetuar në këto ditë të vështira dhe për ti përballuar me shëndet të plotë. njerëzit vijnë, marrin bekime, shkarkohen nga energjitë negative dhe venë plot gaz dhe hare në shtëpitë e tyre për të përballuar këtë jetë të përkohshme”.

Për mbarëvajtjen e fluksit të lartë të qytetarëve që shkojnë në peligrinazh Policia e Shtetit ka marrë masat duke rritur prezencën e saj në rrugë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA