Luan Morina fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

21/08/2021 20:55

Me dy fitore të shënuara, boksieri i ri, Luan Morina, u stolis me medaljen e bronztënë Kampionatin Evropian për kadetë (shkollarë), që u mbajt prej 10-21 gusht në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Morina e fitoi të bronztën në kategorinë deri në 66 kilogramë. Medaljen e njëjtë, e fitoi edhe Suela Canolli në kategorinë -57 kg, e cila ishte kualifikuar direkt deri në gjysmëfinale.

Ekipi u boksit u paraqit në Evropian me tre garues, ndërsa drejtësinë e ndau edhe gjyqtari ynë, Latif Demolli.

Top Channel