Policia ka evidentuar dhe goditur dy raste të kultivimit të narkotikëve në Skrapar dhe ka vënë nën pranga 2 persona të dyshuar si autorë, si dhe është proceduar penalisht një tjetër për moskallëzim të krimit.

Shërbimet e Policisë kanë evidentuar në një zonë të pyllëzuar të fshatit Dores, Skrapar dy raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore policia arrestoi në flagrancë shtetasin Agim Çuka., 67 vjeç, banues në fshatin Dores, Skrapar, pasi në zonë të pyllëzuar u gjetën bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Si dhe u procedua penalisht shtetasi L.Ç., pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Moskallëzim krimi.

Gjithashtu u arrestua shtetasi Ligor Fusha., 25 vjeç, banues në fshatin Dores, Skrapar, pasi në fshatin Dores, në zonë të pyllëzuar u konstatua bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA