24/11 17:59
Qeveria shqiptare ka pranuar që për një afat të pacaktuar të strehojë disa mijëra afganë pas marrjes së Kabulit nga talibanët.
Vendimi i qeverisë shqiptare ka shkaktuar debate në opinion publik, ku disa janë shprehur pro e disa kundër.
Dhe sigurisht, nuk kishte si të mungonte edhe mendimi i Tea Trifonit për këtë çështje, ku e pyetur nga ndjekësit është shprehur se është dakord që të strehojë në shtëpinë e saj gratë dhe fëmijët nga Afganistani.
Por një mendim krejt tjetër ka për meshkujt afganë. Tea është shprehur se nuk do që asnjë mashkull të vijë në Shqipëri, pasi sipas saj po mbështesin talibanët.
Top Channel