I vuri flakën tokës/ Zjarri mori para pemë e shtëpi, nën hetim 46-vjeçari

21/08/2021 13:57
Foto ilustruese

Një 46-vjeçar po hetohet për djegien e tokave bujqësore dhe një banese të pabanueshme në Kavajë.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale Dh.Ç., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe tokë, por më pas flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Për pasojë, është djegur një banesë e pabanuar, në pronësi të shtetasit me iniciale I.M., disa rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit me iniciale B. M. dhe një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit R. V.

Njoftimi i policisë:

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke, zjarri përfshiu më pas edhe një sipërfaqe tjetër dhe një banesë të pabanueshme, procedohet penalisht autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit Dh. Ç., 46 vjeç, (dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor) pasi në fshatin Synej Kavajë, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe tokë, ku zjarri është përhapur dhe ka djegur një banesë të vjetër (e pabanuar), në pronësi të shtetasit I. M., disa rrënjë ullinjë në pronësi të shtetasit B. M., dhe një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit R. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA