Hekurudha, rrezik për banorët/ Asnjë sinjalistikë sigurie në linjë nga Shqipëria në Malin e Zi

21/08/2021 19:43

Linja hekurudhore Shqipëri – Mali i Zi, që shërben për transportin e mallrave dhe që kalon nëpër të gjitha zonat e Malësisë së Madhe dhe Shkodrës, është kthyer në një rrezik për banoret e fshatrave, por edhe drejtuesit e trenave.

Në më shumë se 14 pika, traseja e trenit kryqëzohet me rrugën e automjeteve dhe i vetmi paralajmërim është një tabelë si kjo këtu.

Banoret kërkojnë që të vendosen semafor, tra apo edhe rojet që lajmërojnë ardhjen e trenit.

Gjatë viteve të fundit, përgjatë këtij segmenti janë regjistruar dhjetëra aksidente ndërsa për shkak të mos mirëmbajtjes, treni i mallrave disa herë ka dalë nga shinat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA