Gërryenin në mënyrë të paligjshme shtratin e Shkumbinit për të nxjerrë inerte, arrestohen tre persona, në kërkim dy të tjerë

21/08/2021 11:14

Tre persona janë vënë nën pranga ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë gërryer në mënyrë të paligjshme shtratin e lumit Shkumbin duke marrë inerte.

Tre persona janë vënë nën pranga ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë gërryer në mënyrë të paligjshme shtratin e lumit Shkumbin duke marrë inerte.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasit: Adriatik Balliu, 36 vjeç , Xhelal Mosha , 56 vjeç, dhe Ardian Hazizi 48 vjeç, të tre banues në Kavajë si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit S.B., 48 vjeç dhe D.C., 54 vjeç, banues në Kavajë.

Pasi në fshatin Hoxhaj, Peqin , u gjetën duke marrë inerte në mënyrë të paligjshme në lumin Shkumbin me tre mjete të tonazhit të rëndë të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA