Festivali suedez i seksit lë 100 të infektuar me Covid-19, pas eventit ‘Tantra’ (fotot)

21/08/2021 16:28

Një festival tradicional veror kryesisht për seksin në Suedi, ka lënë të paktën 100 të infektuar me Covid-19, pas eventit të tij më provokues të njohur si “Tantra”.

Festivali “Tantra në Ängsbacka 2021” përshkruhet si java “e dedikuar vetëm çifteve me anë të seminareve transformacionale, muzikës, vallëzimit, ndërgjegjies seksuale dhe takimeve te zemrës.”

Policia është tashmë duke hetuar për zhvillimet në eventin ‘me drita të kuqe’, për të parë nëse organizatorët kanë shkaktuar ekpozimin e pjesëmarrësve ndaj infektimit me koronavirus.

Më shumë se 100 njerëz rezultuan pozitivë me sëmundjen pas festivalit në qytezën e Ängsbacka, në periferi të Varmland, raportonte rrjeti vendas Aftonbladet.

Policia ishte thirrur nga vendasit e alarmuar që trembeshin se festivali “po rrezikonte shëndetin e të tjerëve”.

Në fund të korrikut Suedia kaloi legjislacionin e zbutjes së masave kufizuese të pandemisë, por qeveria ka nxitur qytetarët të vijojnë ruajtjen e distancimit social.

Këtë vit festivali Tantra në Ängsbacka ishte prenotuar i gjithi, teksa organizatorët thonin se ishin “krenarë të shpërndanin magjinë e intimitetit gjatë pandemisë”.

Reklama në faqen e internetit shkruante: “Mrekullisht vitin e kaluar nuk patëm asnjë rast me koronavirus në festival.

“Duke ruajtur marrëveshjet tona për hapësira të sigurta, ne mundësojmë eksplorimin e pasurisë së muajve të verës së bashku”.

Por banorët e zemëruar të Årjäng shkruanin në rrjetet sociale se vizitorët e Tantra ishin infektuar teksa “çiftoheshin me njëri-tjetrin si kafshët”.

Malin Wik, zëdhënësi i festivalit të Ängsbacka deklaronte në një deklaratë: “Duam t’i kërkojmë ndjesë atyre që kanë kryer marrëdhënie në Ängsbacka, ashtu si dhe fqinjëve tanë në Molkom.”

“Ajo që ne bëjmë këtu është të frymëzojmë vetë-ndërgjegjësimin, të zbulojmë se cilët jemi në të vërtetë. Maksimumi 30 deri në 40 njerëz u izoluan në Ängsbacka. Mund të quhet edhe dështim, përgatitjet e bëra duket se nuk kanë qenë të mjaftueshme”.

Eventi kishte si qëllim “hapjen e dyerve për dashurinë e shenjtë … këtu mund të vihet me bashkëshortët, një të dashur ose me miqtë, të seksit tuaj ose të kundërt, dhe së bashku bëjmë të gjitha praktikat”.

“Dedikimi i kësaj kohe për dashurinë e shenjtë, ka fuqine e shërimit të plagevë të fëmijërisë, sjelljet e gabuara seksuale të krijuara në rininë tuaj, dhe një afrim më i ngushtë i vetes dhe partnerit tuaj, në një mënyrë që nuk e kishit imagjinuar.”

FOTO GALERI
1/7
Një festival tradicional veror kryesisht për seksin në Suedi, ka lënë të paktën 100 të infektuar me Covid-19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA