Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në aksin Vlorë-Babicë dhe si pasojë ka humbur jetën një i ri.
Sipas njoftimit të dhënë nga policia viktima, rreth 25-vjeç, është gjetur pa shenja jete brenda në makinë.
Ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen dhe as identiteti i viktimës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel