E konfirmon Tare: Correa mund t’i bashkohet Interit, ai e dëshiron atë skuadër

21/08/2021 21:37

Drejtori sportiv i Lazios Igli Tare ka konfirmuar se sulmuesi Joaquin Correa dëshiron të largohet nga Lazio dhe ka mundësi t’i bashkohet Interit ndërsa lojtari e ka refuzuar Evertonin.

Reprezentuesi argjentinas nuk është as në pankinë për ndeshjen e sotme të Serie A kundër Empolit, përcjellë KosovaPress.

“Ne e dimë që Correa dëshiron të largohet nga Lazio, ekziston kjo mundësi me Interin, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Tare për “Sky Sport Italia”.

Ka interes edhe nga Evertoni, i cili thuhet se është i gatshëm të paguajë mbi 30 milionë euro, por Tucu Correa i ka refuzuar ata.

Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, ai e di këtë, nuk varet tërësisht nga ne, por është në duart e Interit. Gjithashtu nuk është vetëm Interi, ka diçka edhe jashtë vendit, por djali dëshiron të mbetet në Itali”, theksoi më tutje Tare.

Agjentët po bëjnë punë të vështirë, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Gjëja e rëndësishme është se kushdo që mbetet duhet të jetë i lumtur të veshë fanellën e Lazios.”

“Correa gjithmonë është sjellë profesionalisht, edhe në këtë periudhë para-sezonale, kështu që na duhet vetëm durim për të parë se çfarë ndodh në një mënyrë ose në një tjetër”, tha në fund ai.

Top Channel