Bie miti! Ekspertët: Edhe të vaksinuarit përhapin variantin Delta

21/08/2021 12:23

Varianti “Delta” përhapet më lehtë sesa variantet e tjera të virusit korona edhe mes personave të vaksinuar kundër Covid 19.

Raportet nga vende të ndryshme po konfirmojnë frikën e shkencëtarëve sipas të cilëve varianti indian që u përhap me shpejtësi të frikshme në prill dhe maj 2021 në këtë vend ka më shumë të ngjarë se variantet e tjera që të përhapet mes të imunizuarve.

Të dhënat nga testet e Covid 19 në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Singapor tregojnë se personat e vaksinuar që infektohen me Delta-Sars-CoV-2 mund të kenë në zgavrën e hundës po aq virus sa të pavaksinuarit. Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë me forcë mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës fizike. Pavarësisht nga mbrojtja prej vaksinimit, disa nga të vaksinuarit mund ta kalojnë virusin Delta tek të tjerët dhe të kontribuojë për përhapjen e tij, thotë David O’Connor, virolog në Universitetin Wisconsin-Madison.

Studiuesit theksojnë se vaksinat Covid 19 mbrojnë kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve, por të dhënat mbi transmetimin e variantit Delta tregojnë se “njerëzit që vaksinohen duhet të respektojnë ne vazhdimesi masat parandaluese.

Sipas tyre, duke pasur parasysh nivelet e larta të virusit Delta që vërehen në javën e parë të infektimit, masat mbrojtëse si maskat dhe higjiena e duarve të mund të zvogëlojnë transmetimin janë të rëndësishme për të gjithë, pavarësisht nga statusi i vaksinimit.

Top Channel