39 emigrantë humbin jetës pas fundosjes së gomones në Spanjë

21/08/2021 02:20

Të paktën 39 emigrantë humbën jetën të enjten kur gomonja e tyre u përmbyt në Ishujt Kanarie të Spanjës, njoftuan mediat lokale.

Autoritetet spanjolle thanë se gomonja, e cila mbante 40 persona dhe po përpiqej të arrinte në Ishujt Kanarie nga bregdeti i Afrikës Veriore, u gjet e përmbytur në Oqeanin Atlantik, njoftoi agjencia spanjolle e lajmeve EFE. E mbijetuara e vetme, një emigrante 30-vjeçare, u dërgua në spitalin më të afërt me helikopter. Kohët e fundit, ka pasur një rritje të madhe të migrimit të parregullt nga brigjet e Afrikës Veriore në Ishujt Kanarie.

Mbi 230 emigrantë të parregullt kanë humbur jetën këtë vit në rrugën e rrezikshme nga Afrika në Ishujt Kanarie.

Top Channel