Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona, një prej tyre i shpallur më herët në kërkim, pasi akuzohen për kryerjen e disa veprave të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një 19-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit i janë sekuestruar doza kanabisi.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. P., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, të dy shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar kanabis”, njofton policia.

I shpalluri në kërkim dhe që vetëm sot u arrestua është një 34 vjeçar banues në Vlorë. Ai ishte dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin S. H., 34 vjeç banues në Vlorë, pasi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja””, bën me dije policia.

Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA