(Video) Bie në shinat e trenit, polici e tërheq në sekondat para mbërritjes së trenit

20/08/2021 21:33

Një pasagjer metroje në Nju Jork i shpëtoi vdekjes së sigurt vetëm falë ndërhyrjes së guximshëm të një polici, që për të shpëtuar 60-vjeçarin, rrezikoi jetën e tij.

Burri ra në shina e nuk po ngrihej dot siç tregoi videoja e bërë virale në rrjetet sociale. Ai ishte ndjerë keq dhe me sa duket, humbi ndjenjat. Pasagjerët e tjerë kishin frikë të zbrisnin e ta ndihmonin, por një polic nuk hezitoi të kalonte në veprim.

Polici zbriti në shina e u përpoq për disa momente ta ngrinte burrin, derisa më në fund ia doli, vetëm pak sekonda përpara mbërritjes së trenit që do t’i kishte përplasur qe të dy. Brohorimat e njerëzve i ngrohën zemrën efektivit, i cili tha me modestinë më të madhe se bëri thjesht detyrën.

Top Channel