Vdekja e çiftit dhe zjarret në Gjirokastër, shkarkohet nga detyra kreu i zjarrfikëses, e zëvendëson një gjeneral

20/08/2021 11:18

Kreu i PMNZSH (Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtim) në Gjirokastër, Kujtim Bizhga është shkarkuar nga detyra.

Zjarret masive të regjistruara në muajin gusht në Gjirokastër, që dogjën qindra hektarë pyje e kullota, si dhe humbja e jetëve të një çifti në fshatin Asim Zeneli, kanë qenë shkaqet e shkarkimit të Kujtim Bizhgës, nga posti i drejtuesit të PMNZSH Gjirokastër.

Ka qene vetë propozimi i kryebashkiakut Flamur Golemi për këtë lëvizje në krye të zjarrfikësve të Gjirokastrës duke vendosur në krye gjeneral Pëllumb Shalarin, me një eksperience në fushën ushtarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA