Shtyhet nisja e shkollës, ministrja Kushi: Mësimi do të nisë më 27 shtator

20/08/2021 15:07

Viti i ri shkollor do të nis në 27 shtator edhe pse në një dokument zyrtar të ministrisë së Arsimit ishte përcaktuar 13 shtatori si dita e parë e shkollës për vitin 2021-2022 por ministrja Evis Kushi njoftoi se ky proces u shty për të zgjatur mësimin plotësues.

“Por shkollat do të jenë të hapura që në 1 shtator për mësimin plotësues. Nxënësit nuk e kanë të detyrueshme pjesëmarrjen ndërsa mësuesit duhet të jenë më kohë të plotë në detyrë”.

Për Partinë Demokratike shtyrja e vitit shkollor dëshmon dështimin e qeverisë me mësimin online si dhe nisja më vonë e procesit të ri mësimor do të krijojë boshllëqe të tjera te nxënësit teksa do të ketë efekt zinxhir për mësimdhënien me rritjen e kurbës së infektimeve në vjeshtë.

Për Orjola Pampuri përfaqësuesen e PD mësimi plotësues duhej të ishte zhvilluar gjatë verës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA