Sekretari amerikan i shtetit Antony Bliken zhvilloi një telefonatë me kryeministrin Edi Rama për ta falenderuar pas gatishmërinë e shprehur nga qeveria shqiptare në pritjen e afganëve.
Ned Price zëdhënës i DASH tha se sekretari bisedoi me dje me kryeministrin shqiptar, Edi Rama duke theksuar se:
“Sekretari dhe kryeministri u konsultuan mbi ofertën e aleates së NATO-s, Shqipërisë për të strehuar përkohësisht afganët në nevojë. Gjithashtu, Sekretari Blinken falënderoi Kryeministrin Rama për vijimin e traditës krenare të Shqipërisë në strehimin e njerëzve në nevojë. Sekretari dhe Kryeministri ripohuan partneritetin e ngushtë midis dy vendeve”.
Vetë sekretari Blinken përmes një mesazhi në Twitter thotë:
“ Faleminderit Edi Rama për ndihmën e Shqipërisë në ofrimin e strehimit të sigurtë të afganëve në nevojë. Shumë mirënjohës për partneritetin e fortë mes SHBA dhe aleatit tonë në NATO”.
Top Channel