Radhë në kufi me Greqinë, shkak i vonesave kërkesa për t’i bërë testin e shpejtë çdo udhëtari

20/08/2021 15:09

Radhë e gjatë në palën greke është krijuar në pikën kufitarë të Kapshticës.

Dhjetëra makina janë prej orësh qëndrojnë në pritje për të shkuar drejt shtetit fqinj. Edhe pse Shqipëria është jashtë zonës së kuqe të Covdi 19, për tu future në Greqi udhëtarët duhet të kenë më vetë testin rapid ose PCR, në të kundërt certifikatën e vaksinimit.

Por duket se këto nuk janë të mjaftueshme për palën greke. Duke mos pas besim tek rezultati i testeve në Shqipëri, shtetasve shqiptar që kërkojnë të shkojnë në Greqi, iu bëhet një tjetër est rapid. Pasi konfirmohet përgjigja negative e testit shqiptarët mund të vazhdojnë udhëtimin. Ribërja e test covid 19, dhe numri i reduktuar i sporteleve në palën greke ka shkaktuar radhë të gjata në kufi.

Ndërkohë që pala shqiptare ka vendosur 5 sportele në dispozicion të udhëtarëve, në anën tjetër të kufirit punohet vetëm më një sportel. Udhëtarët kërkojnë që shteti shqiptar duhet t’i jap fund radhëve të gjata në kufi. Sipas tyre e njëjta histori përsëritet prej 30 vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA