Polonia do të evakuojë 300 afganë që punuan me NATO -n

20/08/2021 17:50

Polonia ka rënë dakord me NATO -n për të evakuuar 300 shtetas afganë që kanë punuar me organizatën në Afganistani.

“Kam folur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s Jens Stoltenberg”, tha kryeministri polak Mateusz Moraëiecki.

“Ne ramë dakord që Polonia do të jetë përgjegjëse për evakuimin dhe transportin e sigurt të 300 qytetarëve afganë që bashkëpunuan vitet e fundit me NATO-n.”

Ai shtoi se ata do të transportohen së pari në Poloni dhe më pas në vendet e tjera të NATO -s, sipas BBC.

Polonia deri më tani ka evakuuar mbi 130 njerëz nga Afganistani, përfshirë afganët që punuan me shërbimin ushtarak dhe diplomatik polak gjatë viteve të fundit.

Kreu i zyrës së kryeministrit, Michal Dëorczyk, tha këtë mëngjes se një shtesë prej 100 personash po prisnin në aeroportin e Kabulit dhe duhet të mbërrinin në Varshavë sonte.

Ai tha se një nga fluturimet kishte vetëm 17 persona sepse kishte shumë pak kohë për t’u mbledhur më shumë sipas orarit të ngushtë kohor.

Pengesa më e madhe për njerëzit që hyjnë në aeroport janë pikat e kontrollit, si ato talebane ashtu edhe ato ushtarake amerikane.

Top Channel