Plazh edhe në Shkumbin në Elbasan, alternativa tjetër për të kaluar ditët e nxehta
20/08/2021 15:17
Një pamje e tillë e mrekullueshme nuk mund të lihet pa shfrytëzuar.
Pak plazh lumor dhe pak peshkim është një mënyrë ideale për të kaluar ditët e nxehta të verës sidomos për ata që nuk duan t’i ndahen traditës. Sot janë të paktë në numër, por kujtojnë me nostalgji kohën kur Shkumbini ishte plot me pushues.
Orët e nxehta humbin pikun e tyre ndërsa koha duket se kalon më shpejt në freskinë e lumit dhe mes argëtimit të miqve. Gjelbërim, ajër i pastër dhe pak plazh për të kaluar ditët përvëluese të verës.
Top Channel