Sezoni veror e gjen Shqipërinë me resortin më të madh argëtues në rajon siç është Equos.

Pak kilometra larg qendrës së Tiranës, resorti është epiqendra ku kënaqësia dhe adrenalina do t’i ofrojnë ccdo pushuesi lumturinë.

Në momentin e hyrjes në Equos Resort, çdo pushues mund të gjejë veten . Kompleksi i pishinave ndahet në zonën e pool barit e dedikuar për të rinjtë, me aktivitet argëtuese ku gjatë fundjavës ftohen artistët më të mirë të estradës. Më pas është zona familjare ku disa pishina ndërthuren me njëra-tjetrën dhe fmailajrët arrijnë të kenë nën kontroll fëmijët e tyre në momente argëtuese tek rrëshkitëset.

Equos Resort ofron edhe një shumëllojshmëri opsionesh kur vjen puna tek ushqimi. Klientët mund të zgjedhin mes Food Court, barbjekusë dhe restorantit “zero kilometra”.

Oferta të shumta promocionale do të shoqërojnë pushuesit gjatë gjithë sezonit në Equos Resort. Oferta të cilat e bëjnë të mundur për të gjithë të prekin magjinë e ambienteve të krijuara për kënaqësinë e çdo personi. I ndodhur në mes të gjelbërimit resorti është konceptuar për tu vizituar dhe shijuar në 12 muajt e vitit:

Top Channel