INSTAT publikon raportin: Në tremujorin e dytë të 2021 numri i vizitorëve më i lartë se e njëjta periudhë e 2020

20/08/2021 11:41
Foto Ilustruese

INSTAT ka publikuar raportin ku bëhet e ditur se numri i vizitorëve në tremujorin e dytë të këtij viti është rritur me 3,9 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

-numri i vizitorëve rezident është rritur me 2,4 herë;

-numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 8,9 herë;

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 3,9 herë, në krahasim me tremujorin e dytë 2020.

Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

-numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 2,1 herë;

-numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 9,7 herë;

Ndërsa numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 6,6 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 5,1 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime kolektive” ka shënuar rritjen më të lartë prej 5,7 herë.

Në tremujorin e dytë 2021, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:

-sipas rajoneve në “Rajonin e Qendër“ (43,1 %);

-sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (63,4 %);

-sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,2 %);

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA