Hetimi një mujor çon në pranga lezhjanin, u kap duke kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar

20/08/2021 09:28
Foto ilustruese

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një person, pasi është kapur në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar , në vendin e quajtur ” Stani i Zekës ”.

Pas një hetimi 1-mujor policia bëri të mundur arrestimin e shtetasit Zef Kola, banues në fshatin Kallmet, Lezhë.

“Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar , në vendin e quajtur ” Stani i Zekës ”, Njësia Administrative Kallmet, Lezhë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa”, njofton policia.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA