Futbolli për femra/ Vllaznia shkon në turin e dytë të Champions League

20/08/2021 22:54

Vajzat kuqeblu triumfojnë me penallti 3-1 ndaj Ferencvarosh të Hungarisë. Shkodranet u kualifikuan në 32 skuadrat më të mira të Europës.

Kjo është hera e dytë që Vllaznia arrin në këtë fazë, duke qenë e vetmja skuadër shqiptare që arrin kaq larg në Champions League. Ndeshja u luajt në Poloni.

Në ditët në vazhdim, do të hidhet edhe shorti për të mësuar kundërshtarin e fazës tjetër.

Top Channel