Astronautët kineze provuan së fundi ecjen në hapësirë, në një lëvizje të rrallë për ta qëllimi i së cilës ishte rregullimi përfundimtar i krahut robotik të stacionit hapësinor Tiangong.
Është vetëm hera e dytë në dy muaj që arrihet diçka e tillë dhe në televizionin shtetëror kinez u transmetua live.
E gjitha është pjesë e programit të shumë promovuar kinez të hapësirës, përmes të cilit Pekini zbriti një Rover në Mars e ka dërguar dhe kapsula kozmike në Hënë. Në muajin qershor, tre anëtarë ekuipazhi mbërritën në këtë stacion ku duhet të qëndronin për tre muaj, misioni më i gjatë njerëzor ky i Kinës në hapësirë.
Astronautët Nie Haisheng dhe Liu Boming arritën të instalonin me sukses modulin e nevojitur për rregullimin përfundimtar të kahut robotik, ndërsa duhet të sistemonin dhe njësinë termale te tij e të ndreqnin kamerat panoramike. Kina nuk është pjesëmarrëse e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, një bashkëpunim në mes të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian, Rusisë, Japonisë dhe agjencive të shteteve tjera, i cili pritet të mbyllet për pak vjet.
Top Channel