Duke rregulluar flokët e buzët vesh më vesh: Talebanët gjakësor hutohen me ‘selfie’

20/08/2021 19:39

Njoftimet e ekzekutimeve gjakësore, dhe përndjekjes së kundërshtarëve mbërrijnë nga pjesë të ndryshme të Afganistanit.

Por, ndërsa mijëra vetë mësyjnë të tmerruar aeroportin e Kabulit me shpresën të arrijnë t’i largohen regjimit të tyre të egër, disa luftëtarë talebanë po shijonin ‘selfie-t’ e bënin video në Paghman Hill Castle, një vend ikonik në verilindje të Kabulit. ta shihen teksa përpiqen të rregullohen e të gjejnë këndin e duhur për ‘selfie-n’ perfekte, një kontrast i thellë ky me skenat kaotike në aeroport dhe dëshpërimin që ka pushtuar një pjesë të mirë të afganëve.

Skenat e fundit nga Kabuli kanë bërë më se të qartë, se misioni perëndimor në Afganistan dështoi. Gjatë fjalimit të tij, presidenti amerikan, Joe Biden nuk i përmendi me asnjë fjalë afganët që u vranë në dy dekadat e fundit në luftën amerikane kundër terrorit. Në vend të kësaj fjalët e tij përmbanin mohimin e realitetit dhe injorancën. Fituesit e vërtetë të luftës nuk janë në Shtëpinë e Bardhë, por në Kabul, shkruan me tone dëshpërimi gazetari Emran Feroz.

Top Channel