Dita e ashures në Berat/ Bektashinjtë kujtojnë vrasjen e nipit të profetit Muhamed
20/08/2021 12:24
Dhjetëra besimtarë bektashinj kanë kremtuar ditën e Ashures në qytetin e Beratit.
Festa e ashures vjen pas 10 ditësh agjërimi ku kujtohet ngjarja më e dhimbshme për myslimanët shiitë.
Në fushën e Qerbelasë, Iraku i sotëm 1400 vjet më parë u masakruan nipi i profetit Muhamed, Imam Hyseni, së bashku me 72 besimtarë të tjerë nga ku nisi dhe ndarja e madhe e myslimanëve në sunitë dhe shiitë.
Dita e Ashures është dita e fundit e Matemit, ku mblodhën te gjitha ushqimet dhe i përzjenë ne një kazan te madh dhe i konsumuan, prandaj quhet dhe dita e ashures. Ndaj, në këtë ditë të shenjtë për ata, besimtaret bektashinj gatuajnë dhe konsumojnë ashuren.
Top Channel