Covid-horror! 1.000 arkivole shpërthejnë nga vapa

20/08/2021 18:47

I kanë pagëzuar “arkivole zombie” që nga momenti kur rreth 1.000 arkëmortet në fjalë shpërthyen nga vapa duke u kthyer në kërcënim serioz për shëndetin, pasi ishin lënë pa groposur në temperatura 48 gradë Celsius.

I nxehti ekstrem la gjurmën e tij në varrezën Rotoli të Palermos, ku pati një valë të madhe vdekjesh gjatë pandemisë dhe vonesa në varrime. 733 arkivole janë aktualisht nëpër rafte atje dhe 242 të tjerë po ruhen në magazinën e varrezës, e kjo në kohën kur në Sirakuza që ndodhet jo shumë larg prej saj, javën e kaluar termometri shënoi 48.8 gradë Celsius, thonë mediet e huaja.

Kjo temperaturë theu rekordin e 48 gradëve të shënuar në Athinë në 1977, e të pranuar nga Organizata Botërore e Metereologjisë, e gjithashtu edhe atë prej 48.5 gradësh që u regjistrua në Sicili në 1999-tën, por që nuk është pranuar zyrtarisht. Sipas drejtorit të varrezës, Leonardo Cristofaro, për shkak të mungesës së vendeve, arkëmortet kanë qëndruar në temperatura ekstreme e kjo ka bërë që shumë prej tyre të deformohen e të hapen.

Top Channel