Apokalipsi po vjen? Reja përbindësh tmerron Ukrainën

20/08/2021 18:09

E quajnë “shelf cloud” dhe ndonëse është vetëm një re, efektin e pati tmerrues.

Banorët e qytetit të Lviv-it në Ukrainë nuk po i besonin dot syve kur panë se çfarë e mbuloi qiellin në zonë. Reja e përbindshme kishte një pamje frikësuese. Formacioni spektakolar u pasua shumë shpejt nga një stuhi e dhunshme, e duke se kishte qenë paralajmëruese e saj.

Re të tilla duket se shfaqen në një kohë me stuhitë. Në formën e një harku gjigant, ato kanë pamjen e një muri që lëviz në mënyrë të pandalshme në qiell e shoqërohen me erëra të dhunshme, ndërsa nuk mungojnë shpeshherë as rrebeshet e shiu apo breshëri. Ukrainasit këtë radhë e nxorën mësimin: nëse shihni re të tilla, përgatituni se shumë shpejt, do të mbërrijë një stuhi e fuqishme!

Top Channel