Zjarrvënësit nuk dorëzohen në Rrajcë. Pas dy ditësh lufte me flakët dhe izolimin e vatrës në Parkun Kombëtar të Shebenikut 14 vatra të tjera janë shfaqur, këtë herë në zonën e trashëgimisë botërore Unesco.

Ekipi i Administratës së Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me zjarrfikësit e Prrenjasit dhe forcat e ushtrisë kanë mundur të izolojnë vatrat, por rreziku mbetet.

Pyjet e virgjëra të ahut, të cilat prej 4 vitesh u bënë pjesë e trashëgimisë botërore, rrezikohen nga dora kriminale e zjarrvënëse.

Zjarret në Rrajcë jo vetëm janë të qëllimshme, por të përsëritura vit pas viti,e megjithatë asnjë autor nuk është vënë përpara përgjegjësisë.

Administratat e Zonave të Mbrojtura Elbasan ka kërkuar nga policia e prokuroria marrjen e masave përpara se të jetë shumë vonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA