Një ngjarje e rëndë u regjistrua në lagjen Dëshmorët e Kombit, Berat, ditën e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 24-vjeçar.

Policia ka zbardhur ngjarjen dhe njofton se ka shpallur në kërkim dy shtetasit e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.

Ata janë: Arnold Azizolli, 30 vjeç dhe Amarildo Dule, 30 vjeç, të dy banues në Berat.

Të dy këta shtetas kanë plagosur me armë 24-vjeçarin Tajar Fatiu, në rrethana ende të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur 24-vjeçari.

Shpallen në kërkim dy shtetasit e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Berat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve:

Arnold Azizolli, 30 vjeç dhe Amarildo Dule, 30 vjeç, të dy banues në Berat.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën “Xhamia e Sahatit” kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Tajar Fetiu, 24 vjeç, banues në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA