Policia e Vlorës ka goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit, si rezultat i të cilës ka rënë në pranga 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Dy rastet e tentativës për kultivim të kanabisit janë evidentuar në fshatin Mifol, Vlorë dhe në fshatin Rexhepaj, Selenicë.
“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Timo Nushi, 31 vjeç, banues në fshatin Mifol, pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuar cannabis sativa.
Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. A., 53 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, pasi në afërsi të banesës së tjj, në një sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel