Me rritjen e numrit të të infektuarëve dhe rritjen e pacientëve në spitalin Covid 1 pitet që të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për daljen e udhëzimeve të reja për ti paraprirë asaj se çfarë mund të shkaktojë virusi edhe me fillimin e shkollave për pak ditë.

Por, gjithsesi këto ditë po apelohet për tu vaksinuar sa më shumë.

Madje në të gjitha qendrat shëndetësore tanimë mund të bëhet Pfizer për këdo që e dëshiron, jo më si më parë kur për të aplikuar këtë vaksinë duhet të kishe disa diagnoza.

Për të rritur numrin e të vaksinuarëve edhe 4 poliklinikat e specialistëve janë të hapura për të vaksinuar qytetarët.
Ekspertët e shëndetit publik thonë se nuk u intereson ta mbajnë stok vaksinat, por ato të aplikohen sa më parë tek qytetarët, ndaj mjekët e familjes nuk duhet të krijojnë pengesë për asnjë person që paraqitet për tu vaksinuar.

Këtë të hënë mbërriti një tjetër sasi prej afro 45 mijë vaksinash Pfizer.

Top Channel