Një 30-vjeçar është dënuar me armëmbajtje pa leje, shkatërrim prone dhe kundërshtim i punonjësve të policisë.
Policia njofton se më datë 16 korrik, Edison Kaçaniku, i shpallur në kërkim, u përpoq t’i ikte policisë, edhe pasi iu kërkua të ndalonte.
“Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Edison Kaçaniku dhe pasagjer shtetasin J. Xh.( i cili është arrestuar më parë). Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por janë larguar me shpejtësi dhe në ecje e sipër kanë hedhur nga dritarja e mjetit të tyre një send të fortë duke e dëmtuar mjetin e Policisë. Në tentativë për t’u larguar kanë hedhur në rrugë dhe një armë zjarri pistoletë”, njofton policia.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Elbasan, në vijim të kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para pwrgjegjesisë ligjore, ndaluan shtetasin Edison Kaçaniku, 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë ” Arrest me burg”, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Shkatërimi i pronës”.
Përmbledhja e ngjarjes:
Më datë 16.07.2020, Forca e Posaçme “Shqiponja”, e DVP Elbasan, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Edison Kaçaniku dhe pasagjer shtetasin J. Xh.( i cili është arrestuar më parë). Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por janë larguar me shpejtësi dhe në ecje e sipër kanë hedhur nga dritarja e mjetit të tyre një send të fortë duke e dëmtuar mjetin e Policisë. Në tentativë për t’u larguar kanë hedhur në rrugë dhe një armë zjarri pistoletë.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel