Një vatër zjarri është regjistruar në Shënvlash të Durrësit pasditen e sotme, i cili dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Një qytetar i zonës denoncoi në redaksinë e Top Channel rastin, duke thënë se disa persona të papërgjegjshëm.

“Përshëndetje jam një qytetar nga fshati Shënvlash në Durrës disa persona të papërgjegjshëm u kanë vendosur zjarr tokave dhe i gjithë fshati nuk shihet nga tymi dhe grimcat e zjarrit,  kam mbi 1 orë që kam njoftuar repartin zjarfikës”, shkruan qytetari.

Top Channel