Takimi me Gerd Myler/ Flet kryetari i Shoqatës në Durrës që mban emrin e legjendës gjermane

19/08/2021 20:38

Pak ditë më parë u nda nga jeta legjenda e futbollit gjerman Gerd Myler, një futbollist që dallohej për nuhatjen e shkëlqyer, etjen për sulm dhe stërvitjen e palodhur që e kthyen atë në përfaqësuesin e futbollit modern në vitet ’70.

Vdekja e bomberit u përjetua me hidhërim në Durrës nga Abdulla Kujofsa, njeriu që themeloi dhe drejtoi që nga viti 1992 shoqatën me emrin e futbollistit që u shua, duke lënë pas një trashëgimi të vyer dhe mbështetës të zjarrtë.

E adhuron Gjermaninë në gjithçka dhe gjen frymëzim te vlerat e saj, ndërsa ndalet te takimi i vetëm me të madhin Gert Myler, me të cilin e bashkon edhe vitlindja, 1945.
Ndërkohë Kujofsa nuk e sheh veten thjesht një tifoz i Gjermanisë, i Bayernit apo i Gerd Myuler.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA