Situata në bregdetin e Vlorës nuk duket edhe aq e qetë sa ishte ditë më parë.

Sikurse shihet edhe nga pamjet që ka siguruar Top Channel dallgëzimi në det është në një nivel jo normal, çka mund të na paralajmërojë edhe për një prishje të mundshme të kohës në ditët që vijnë.

Në video shihet se qytetarët shumica kanë vendosur që të rrinë në breg, pasi duket se i frikësohen intensitetit të dallgëve.

Përgjithësisht moti këto ditë ka qenë i nxehtë, ndërsa ditën e sotme pritet një rënie e lehtë e temperaturave, ku në Vlorë parashikohet që termometri të shënojë vlerën më të lartë deri në 32 gradë celsius, në orët e drekës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA