Shkon mbi 4.76 miliardë numri i vaksinave të administruara në të gjithë botën

19/08/2021 01:49

Numri i vaksinave të administruara në mbarë botën kundër COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4.76 miliardë.

Sipas të dhënave të “Ourworlindata.org”, Kina renditet e para me mbi 1 miliard e 880 milionë doza të administruara e ndjekur nga India me 550 milionë e 520 mijë doza, SHBA-ja me 357 milionë e 290 mijë dhe Brazili me 168 milionë e 160 mijë.

Më pas renditet Japonia me 111 milionë e 50 mijë, Gjermania me 97 milionë e 880 mijë, Britania e Madhe me 88 milionë e 40 mijë, Turqia me 85 milionë e 989 mijë, Indonezia me 82 milionë e 910 mijë, Franca me 80 milionë e 790 mijë.

Renditja vijon me Meksikën me 77 milionë e 570 mijë, Italia me 74 milionë e 10 mijë, Rusia me 73 milionë e 510 mijë, Spanja me 61 milionë e 420 mijë si dhe Kanadaja me 51 milionë e 670 mijë doza.

Top Channel