Një 25-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës mbrëmjen e sotme pasi ka plagosur me sende të forta një person.

Aleksandër Dauti, 25 vjeç banues në Sarandë ka goditur me mjete të forta, shtetasin P. S., 51 vjeç pas konfliktit mes tyre.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit rreth orës 19:00, se në lagjen Nr.1, Sarandë, ishte goditur me mjete të forta shtetasi P. S., menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale të shtetasit  Aleksandër Dauti, 25 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta, shtetasin P. S., 51 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, shkruan policia.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA