Radhë e gjatë në palën greke/ Kapshticë, emigrantët presin me orë të tëra. Punohet me 1 sportel në hyrje

19/08/2021 00:54

Radhë e gjatë në palën greke, në pikën kufitare të Kapshticës, është krijuar pasditen e kësaj të mërkure.

Dhjetëra mjete dhe qindra udhëtarë kanë pritur të kalojnë palën greke për të hyrë në Shqipëri. Prej më shumë se dy orësh, ata kanë pritur duke përballuar temperaturat e larta dhe lodhjen e udhëtimit.

Situata e krijuar për shkak të punës së palës greke me vetëm 1 sportel, nuk është aspak normale sipas udhëtarëve. Ata fajësojnë punën jo korrekte e jo të shpejtë të grekëve, të cilët i kanë lënë prej orësh në pritje.

Për sa i përket palës shqiptare, punohet me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje duke shmangur kështu radhën.

Top Channel