Radhë e gjatë në Kapshticë, rreth 100 mjete presin të dalin nga Shqipëria. Pala greke punon me një sportel

19/08/2021 10:54

Në pikën kufitare të Kapshticës, janë rreth 100 mjete që presin në radhë për të dalë nga Shqipëria e për të hyrë në Greqi.

Shkak për radhën e gjatë është bërë puna e palës greke me 1 sportel çka sjell dhe vonesa në këtë pikë kufitare. Mësohet se do të hapen 4 sportele në palën greke pas lajmërimit të palës shqiptare.

Ndërkohë pala jonë punon me 3 sportele në hyrje dhe 3 sportele në dalje.

Top Channel