Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë intervistë në një media italiane për vendimin e tij për të pritur rreth 2-3 mijë afganë në Shqipëri.

“Ne po flasim për 2-3 mijë persona”, tha Rama për median italiane duke shtuar se Shqipëria do t’i hapë dyert refugjatëve afganë. Kryeministri dha edhe një mesazh për këdo që refuzon afganët duke thënë: “Historia jonë na e imponon këtë gjë. E kemi jetuar luftën dhe kemi ende kujtime të saj. Nëse Evropa është e dyzuar edhe për Afganistanin, është sepse s’e mbajnë mend historinë”.

I pyetur nëse Europa dhe Italia në veçanti duhet të marrin një mësim nga Tirana për afganët, Rama tha me bindje se nuk do t’i japë leksione askujt.

“Nuk i jap leksione askujt. Aq më pak Italisë, ndaj së cilës jam shumë i lidhur. Por, po them se pritja e refugjatëve është detyrim i yni. Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen, torturat. Ishim ne afganët dikur, për ju italianët”, tha Rama.

Top Channel