Policia arreston 3 persona dhe shpall në kërkim një tjetër, ja për çfarë akuzohen

19/08/2021 12:45

Policia e Tiranës njofton se ka vënë nën pranga tre persona dhe ka shpallur në kërkim një të katërt, për vepra të ndryshme penale.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin E. P., 24 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit V. V.

Po ashtu, u bë ndalimi i shtetasit M. K., 65 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. B., 62 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Ndërkaq, më datë 18.08.2021, gjatë natës, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, kanë marrë një shumë parash në kompaninë me administratore shtetasen M. P. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel