Kryeministri Edi Rama ka dhënë përgjigje për të gjithë personat që e quajtën veprim të gabuar zhvendosjen ne studentëve nga konviktet e Qytet Studentit, ku do të strehohen afganët.
“Lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si ne 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet është fabrikim i të njëjtës dorë që prej 30 vjetësh ka vulosur ngjarjet më të zeza e prodhuar shpifjet më të ulëta në këtë vend! Ajo dorë është turpi i shqiptarëve”, shkruan Rama në Twitter.
Vetë studentët por edhe të tjerë e panë si të paarsyeshme strehimin e afganëve në zonën ku banojnë studentët e universiteteve në Tiranë.
300 afganë pritet të vijojnë fillimisht në vendin tonë, pas trazirave të krijuara nga talebanët në Afganistan.
Shqipëria hapi dyert pas thirrjes së SHBA-së për strehimin e përkohshëm të tyre.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median britanike BBC në lidhje me strehimin e agfanëve në Shqipëri duke theksuar se ne kemi qenë dikur në vendin e tyre.
Top Channel