
26/02 11:45
Një tjetër ditë me numër të lartë infektimesh është shënuar në Izrael dhe kjo për shkak të variantit Delta.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 7.832 raste me COVID-19 ndërsa 14 pacientë e kanë humbur jetën nga ky virus duke bërë që numri i viktimave të shkojë në total në 6.708 ndërsa numri i rasteve në 959.129.
Në Izrael dje u raportuan 8.646 raste me COVID-19 dhe u regjistrua si numri më i lartë i rasteve ditore në vend që nga 1 shkurti.
Top Channel