Mbappe, i tradhtuar, ia thotë “troç” Al-Khelaifit: Më lër të largohem!

19/08/2021 14:06

Kylian Mbappé tashmë ia ka komunikuar PSG-së dëshirën e tij për të luajtur për Real Madridin këtë sezon.

“Unë dua të shkoj në Madrid, nuk do të rinovoj,” mësohet t’i ketë thënë sulmuesi francez presidentit Al-Khelaifi. Siç raportohet nga mediet, sulmuesi është takuar me Al-Khelaïfin për të shprehur synimin e tij për të lënë kryeqytetin francez këtë sezon. Një takim që, a priori, nuk ndryshon planet e PSG-së, që nuk ka ndërmend ta shesë dhe merr përsipër rrezikun e humbjes së tij falas vitin tjetër.

Ky refuzim i ekipit parizien është një lloj “tradhtie” ndaj “yllit” francez. Al-Khelaïfi ra dakord me Mbappenë kur arriti te PSG në vitin 2017 se nuk do të parandalonte një largim të mundshëm në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse sulmuesi ndihet i tradhtuar.

Synimi i Mbappésë ka qenë gjithmonë të largohet nga PSG në gusht. As nënshkrimi i Messit nuk e ka ndryshuar mendjen e sulmuesit, i cili dëshiron të përmbushë ëndrrën e tij për të luajtur për Real Madridin. Sidoqoftë, lojtari nuk do të shkojë në luftë me klubin e tij dhe, në rast se Al-Khelaïfi nuk heq dorë, Mbappé do të shkojë falas në Madrit në vetë të vitit 2022.

Një nga arsyet pse Mbappé nuk dëshiron të rinovojë kontratën është dëshira për të qenë më qendër të projektit të “Los Blancos”. Deklaratat e tij përpara disa muajve, kur kërkonte një skuadër me konkurruese, i pëlqeu presidentit Al-Khelaïfi, i cili solli në Paris një lojtar që ka fituar gjashtë Topa të Artë. PSG beson se ardhja e Messit mund ta bindë Mbappenë që të rinovojë, por lojtari tashmë ka marrë një vendim dhe ai është të largohet.

Top Channel